Ditë pranvere, Korça zgjohet me borë

Ditë pranvere, Korça zgjohet me borë

639
0
Shares
Foto Ilustruese

Prej orëve të para të mëngjesit rajoni i Korçës është përfshirë nga moti i keq, shoqëruar me reshje intensive borë dhe ulje të temperaturave nën zero.
Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e borës ka arritur në 10 cm, ndërsa rrugët drejt këtyre zonave turistike kanë qenë të qarkullueshme normalisht.
Edhe akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë Thanën dhe Korçën me Leskovikun janë
të hapura dhe lëvizja e mjeteve bëhet pa vështirësi. Ulja e temperaturave ka krijuar ngrica në Qafë Thanë dhe Qafe Plloçe, ku është dashur  ndërhyrja e mjeteve të Drejtorisë së rrugëve për të mbajtur të hapur këto segmente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY