Agron Duka “braktis” PR, zgjidhet kryetar i PAA

Agron Duka “braktis” PR, zgjidhet kryetar i PAA

244
0
Shares

Deputeti i PR-së Agron Duka, zgjidhet kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Zgjedhjet janë bërë sot, pasi Lufter Xhuveli, themeluesi i partisë Agrare Ambientaliste ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit, duke lënë partinë në duart e Agron Dukës.
Asambleja e kësaj partie pranoi dorëheqjen e tij.
Agron Duka i cili është zgjedhur në krye të PAA-së, ka një të kaluar politike “interesante”. Ai ka qenë ministër i Bujqësisë i një prej qeverive socialiste të drejtuara nga Fatos Nano. Pas shkëputjes nga PS, kandidoi dhe fitoi si deputet i PR-së në zgjedhjet e fundit. Ndërsa prej sot, ai zgjidhet në krye të PAA-së.
Partia Agrare Ambientaliste është themeluar në vitin 1991 dhe është drejtuar prej atëherë nga Xhuveli.

Vendimet e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të PAA-së

Më 25 Mars 2016 në Selinë e Partisë Agrare Ambientaliste u mblodh Asamblea e Përgjithshme e kësaj partie e cila pas diskutimeve mori disa vendime të rëndësishme:
-Asamblea vendosi që për të rritur efektivitetin elektoral të strukturave organizative të PAA-se, ato te pershtaten me strukturen e re te pushtetit vendor duke krijuar njesi te reja organizative te Partise per cdo bashki.
-Asamblea e PAA-se pranoi doreheqjen e Kryetarit te deritanishem Prof. Lufter Xhuveli dhe ne vend te tij Kryetar i Partise Agrare Ambientaliste u zgjodh Zoti Agron Duka, Deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe ish-Minister i Bujqesise.
-Asamblea vleresoi lart kontributin e Prof. Lufter Xhuvelit ne drejtimin e Partise Agrare Ambientaliste, ne krijimin e nje identiteti te qarte te saj ne spektrin e politikes shqiptare dhe ne perfundim e zgjodhi ate kryetar te saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY