Ligji i Erion Veliajt për pensionet nuk e zgjidh problemin

Ligji i Erion Veliajt për pensionet nuk e zgjidh problemin

79
0
Shares

Shqipëria ka diferenca të mëdha sa i përket sistemit të pensioneve, si në vlerë mesatare, ashtu edhe në shkallën e mbulimit. Ekspertë të pensioneve në Shqipëri vlerësojnë se edhe me ligjin e ri nuk i janë dhënë zgjidhje një sërë problemeve që kanë të bëjnë me deficitin e lartë (rreth 1.7 % të PBB-së), shkallës së ulët të mbulimit, apo faktit se gjenerohen kryesisht probleme minimale ( 65 % e numrit total).
Ligji i ri, i cili mban firmën dhe propagandën e Erion Veliajt, për kohën që ai ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nuk e ka zgjidhur problemin. Jo vetëm kaq, por pas këtij ligji, Shqipëria rendit në fund, ndër vendet e rajonit, për sa i përket pensioneve.
Për Revistën “Monitor”, Naim Hasa, ekspert i kësaj fushe dhe administrator i një prej shoqërive që operojnë në tregun e pensioneve vullnetare, vë re se Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro.
E fundit, Shqipëria (ka në krah vetëm Bosnjën) renditet edhe sa i përket shkallës së mbulimit që tregon vartësinë kontribuues-përfitues e që është 1.2 : 1.
Probleme ka edhe me ritmet e rritjes së vlerës së pensionit (mesatarisht 7-8 %) çdo vit dhe numrit të kontribuuesve (2-3 %).
Sipas z. Hasa, pavarësisht ndryshimeve në ligjin për pensionet, Shqipëria vazhdon të vuajë nga një shkallë e ulët popullsisë së siguruar rreth 35 %.
pensionet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY