Basha: Garancitë që mora nga vizita në SHBA për “fatin” e Al...

Basha: Garancitë që mora nga vizita në SHBA për “fatin” e Al Kaponëve shqiptarë

48
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në daljen e parë publike, pas kthimit nga SHBA, e ka nisur deklarimin e tij për mediat, me rëndësinë dhe qëllimin e kësaj vizite.
Sipas Bashës, “vizita ishte e rëndësishme. Mirënjohje për mikpritjen. Kjo ishte vizita e parë në SHBA me cilësinë e kreut të opozitës”.
Më tej Basha ka renditur tre garancitë që mori, nga takimet në SHBA.
“Së pari mora garanci për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Shpresoj që dekriminalzimi të mos mbetet në sirtar.
Së dyti mora garanci për zgjedhje të lira e të ndershme, garanci për mospërdorimin e parave të pista të krimit në fushatë. Mafia në pushtet nuk mund të deformojë zgjedhjet e ardhshme.
Së treti vij me optimizmin se BKH dhe reforma në drejtësi do të kryhen sipas rekomandimeve të Venecias, sipas standardeve evropiane. Kjo byro dhe kjo reformë do ti presin rrugën Al Kapones së ulur ën karrigen e kryeministrit dhe dhjetëra të tjerëve që vendosin për tenderat, për kananbisin që duhet të kalojë nëpër pikat e kapura nga mafia…, etj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY