Falja e Nazime Vishës, familjet “pro” dhe “kundër”

Falja e Nazime Vishës, familjet “pro” dhe “kundër”

76
0
Shares

Ndërsa flaja e nazike Vishës, është pritur me gëzim nga familjarët e saj, nuk ka ndodhur kështu me familjarët e viktimës së saj, Fiqiri Mucës.
Gjyshja e Nazime Vishes është gëzuar shumë ditën e sotme, teksa ka marrë lajmin për lirimin e mbesës së saj nga burgu, pas faljes së dënimit, të firmosur nga Presidenti Nishani me propozim të ministrit të Drejtësisë.
Ajo ka zbritur nga vendi ku banon drejt “Burgut të Grave” në Tiranë për të marrë mbesën e saj, që la qelinë në orën 13:10.
Në një prononcim për mediat, ajo ishte mjaft e emocionuar, duke falënderuar gazetarë dhe politikanë. Madje këta të fundit i cilësoi edhe të mrekullueshëm që të gjithë.
Por familja e Fiqiri Muçës, viktimës së Nazime Vishës ka reaguar ashpër pas vendimit të Presidentit për faljen e saj.
Paraditen e sotme, familja Muça e ka quajtur jo vetëm të padrejtë, po kriminal vendimin në fjalë.
“Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë. Ky është një shtet kriminel, hajdutësh dhe jo një shtet ku mund të gjesh e të marrësh drejtësi”, ka thënë ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY