FOTO/ Jepen 224 ha tokë me koncesion, banorët kundër, bllokojnë aksin nacional...

FOTO/ Jepen 224 ha tokë me koncesion, banorët kundër, bllokojnë aksin nacional Pogradec – Korçë

75
0
Shares

Banorët e fshatit Zagorçan kanë bllokuar gjatë mesditës rrugën nacionale Pogradec – Korçë, duke protestuar për dhënien me koncesion të tokave bujqësore në njësinë e tyre administrative.
Rruga është bllokuar në të dyja senset, duke mos lejuar lëvizjen e mjeteve për gati 30 minuta.
Banorët e Zagorçanit kërkojnë anulimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, që i ka dhënë një koncesionari, të drejtën për të shfrytëzuar një sipërfaqe prej 224 hektarë tokë bujqësore në këtë fshat.
pogradec, porteste bllokim rruge1Banorët dhe njësia administrative kanë kërkuar që kjo sipërfaqe toke t’ju jepej fermerëve të zonës, por përgjigja e dikasterit të bujqësisë ka qenë negative.
Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave, deri në anulimin e koncesionit.
Sipas banorëve ky është një paralajmërim për qeverinë për anulimin e koncesionit ose në të kundërt protestat do të përshkallëzohen. Banorët thanë se nëse qeveria nuk reagon do të marrin masa vetë për të mos lejuar koncesionarin të kryejë punime.
pogradec, porteste bllokim rruge2Në mbështetje të tyre ka dalë edhe njësia administrative Buçimas e cila tha se koncesioni i qeverisë është dhënë pa pyetur fshatin i cili mbahet me ato toka.
Engjëll Shyti tha se i ka dërguar dhjetëra shkresa ministrisë së Bujqësisë por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY