Ne diagrame, skema e lidhjes se terroristeve te Parisit me ata te Brukselit
Terroristi Salah Abdeslam refuzon të bashkëpunojë me autoritetet belege, tha ministri belg i Drejtësisë.
Abdeslam u kishte thënë hetuesve se vëllai i tij, 31-vjeçari Brahim Abdeslam, që hodhi veten në erë në Paris, vendoste gjithçka në lidhje me sulmet, si dhe siguronte parate e nevojshme.
Lidhur me sulmet e fundit në Bruksel, ai ka thënë se nuk i njihte kamikazët, edhe pse kjo nuk është besuar nga autoritetet. Pritet ekstradimi i tij nga Belgjika drejt Francës, edhe pse avokati mbrojtës do të bëjë përpjekje për të mos e lejuar diçka të tillë.
Ndërkohë është konfirmuar edhe zyrtarisht sot se personi i dytë që hodhi veten në erë në aeroportin e Brukselit ishte Najim Lakraoui. Deri para një jave ai njihej vetem me emrin Soufiane Kayal. ADN e tij është gjetur edhe në vendet e sulmeve terroriste në paris në nëntorin e vitit të kaluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/