Si po shuhet PR, ikja e fundit drejt Agrares

Si po shuhet PR, ikja e fundit drejt Agrares

65
0
Shares

Partia e dytë për nga rëndësia në krahun e djathtë të politikës shqiptare po shembet me shpejtësi. Republikanët shqiptarë janë në ditët e tyre më të këqia duke humbur përditë nga pak ndërsa së fundi janë mbledhur tek një deputet, ngjashëm më parti të tjera shumë më të vogla si demokristianët apo PBDNJ.

Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka u shkëput sot nga PR duke marrë drejtimin e Partisë Agrare ndërkohë që deklaroi se deputetë të tjerë do ti bashkohen kësja partie në ditët në vijim.

Një ndër emrat më të lakuar për t’u kandiduar në Durrës si kryetar bashkie nga PD la përfundmisht koalicionin e djathtë.

Nga 4 deputetë tashmë PR ka vetëm një, kryetarin e saj, Fatmir Mediu i cili u zgjodh nga listat e PD.

Pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 2013 deputeti Luan Duzha ishte i pari që kaloi te LSI. Shkeputja e tij siguroi për mazhorancën 84 vota duke mundësuar kalimin ligjit për shërbimin civil i cili hodhi në rrugë të paktën 5000 zyrtarë për arsye politike.

Duzha këmbeu fatin e mijëra njerëzve me një licensë për shfrytëzimin e pyjeve. Ende nuk ka kërkuar falje për atë që bëri ndërkohë që nuk ka folur asnjë ditë në Parlament. I dyti ishte Ylli Shehu, deputet i republikanëve të Tiranës, këngëtar dasmash. Edhe ky i bëri “gjeneratën” republikanëve dhe iku te LSI. Nuk kishte në mes ndonjë tender dhe nuk përmbysi raportet në Parlament si kolegu i tij por u mjaftua me justifikimin se nuk mund të punonte me Mediun.

Agron Duka e prishi zakonin. Nuk shkoi te LSI por te PA duke shtuar numrin e partive Parlamentare. Duka ka qënë një ndër aktivistët e parë të PD në Shijak. Për disa vite drejtoi Forumin Rinor të PD-së në këtë zonë por më pas u josh nga socialistët dhe theu një ndër bastionet më të forta të PD, duke u zgjedhur deputet i PS për dy mandate. Në një ga qeveritë e Nanos ishte ministër Bujqësie. Në zgjedhjet e fundit u fut në listat e PR për Shijakun. Në zonën e tij nuk lejoi fushatë nga PD dhe fitoi si republikan. Në 2015 ai ishte ndër emrat më të lakuar, në mos më i sigurti për të kandiduar në Durrës në emër të PD. Në momentet e fundit në vend të tij u caktua Grida Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY