Kryetari i PD-së Lulzim Basha kishte një përgjigje në xhep për postimin e Edi Ramës ndërkohë që Basha po zhvillonte një konferencë shtypi te selia e PD-së.
Mesazhi i Ramës theksonte alibinë se Basha nuke do reformën në drejtësi:
“VajMedetPD qe kercen si “prifti nga belaja” e di mire ky popull sa e do reformen ne drejtesi po e di edhe ti qe do s’do do besh sikur do!.. Dhe jo vetem do besh sikur do po do besh edhe sikur po na bind edhe neve! Bej ç’te duash e thuaj ç’te duash po nxito se duhet te votojme”.
Ja përgjigja e Bashës:
Z. Basha, gjatë kësaj kohe që po mbahet kjo konferencë z. Rama ka reaguar për konferencën që ju po zhvilloni. Mund tua citoj: Vajmedet PD që kërcen si “prifti nga belaja” e di mirë ky popull sa e do reformën në drejtësi po e di edhe ti që do s’do do bësh sikur do! Nuk e di nëse keni një reagim?
Basha: Na e përktheni njëherë sepse kaq shumë ka filluar ti hyjë në qef vetja sa i duket se mund të flasë me paragrafët e Duçes. Çfarë do të thotë do, s’do?! Do, s’do, Byroja Kombëtare u bë siç thashë unë. Do, s’do, Byroja Kombëtare do të hetojë dhe ashtu siç ka hetuar edhe ata që ke takuar para disa javësh. Ja do i shohim hap pas hapi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/