Ministrat e Ramës, korrupsion dhe jetë luksoze në Tiranë

Ministrat e Ramës, korrupsion dhe jetë luksoze në Tiranë

69
0
Shares

Nga Adam B. Fairmont, Foreign Policy News.org

Më 19 mars të 2016-ës Partia Socialiste e Shqipërisë zhvilloi Kongresin e saj sipas stilit komunist, m’u në zemër të Tiranës, në po të njëjtin pallat ku partia e saj totalitare i mbante kongreset e stilit marksist rreth 30 vite më parë.

Ndërkohë pas skene, gjatë planifikimit të Kongresit të fundit Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste pati në kontroll të plotë të gjithë listën e pjesëmarrësve dhe atyre që do të mbanin fjalime në media, e cila ishte e gatshme të regjistronte fjalimet më të spikatura të oligarkisë socialiste.

Auditori i Kongresit të Ramës u njollos nga ministrat e tij, të cilët shquhen për pastrim parash, trafik droge dhe që e shohin PS-në si strehëz për t’i shpëtuar Prokurorisë dhe drejtësisë. Guximi i Ramës për të dalë në publik me kriminelët më famëkeq të Europës është i pakrahasueshëm me asnjë lider tjetër në vendet e demokracisë perëndimore.

Gjithashtu projektimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës si një lider i ardhshëm i PS-së, pritet të shkaktojë një tronditje të madhe në partinë e sheikëve të Shqipërisë, por gjithashtu pritet të përkeqësojë nivelin e varfërisë në vend.

Refuzimi i përhershëm i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës; refuzimi për të mos përjashtuar nga partia kriminelë ordinerë si Arben Ndoka dhe Armando Prenga, (tashmë ish-anëtarë të Parlamentit), i cili prej gjashtë muajsh vazhdon t’i fshihet drejtësisë; dhe refuzon investigimin e skemës së pastrimit të parave nga ministri i tij i Jashtëm, Ditmir Bushati që është ndotësi më i madh i ajrit në Shqipëri.

Në vitin 1946, regjimi komunist në Shqipëri miratoi reformën agrare; 70 vjet më pas zoti Rama dhe qeveria e tij e braktisën sektorin agrikulturor dhe atë të prodhimit të ushqimeve, pavarësisht punës se rekomandueshme që kishte bërë ministri i tij i Bujqësisë, megjithëse ai i mëparshmi gjithmonë është margjinalizuar nga Kryeministri Rama dhe skuadra e tij.

Në Kongresin e tij socialist Kryeministri përsëriti edhe një herë gjithë mbështetjen e tij ndaj zotit Erion Veliaj, një njeri i George Soros, si një lider i ri të PS-së, gjë që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në klubin e Rilindjes të zotit Kokëdhima, i cili ka rrëmbyer partinë e zotit Rama.

Është alarmante kur sheh se mbështetësit e zotit Veliaj kanë zënë kryesisht shumicën e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, ndërsa Saimir Tahiri kryetar i degës së PS-së së Tiranës është parë si delja e zezë e tufës.

Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi, i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të vjetër të PS-së u kryqëzua përmes një sjelljeje të ngjashme me atë të politikanëve të Koresë së Veriut. Qeveria e Ramës është e paaftë dhe një pre e lehtë e influencës së Shtetit Islamik; duhet theksuar se Shteti Islamik ka infiltruar agjentë të tij të mirëtrajnuar në Shërbimet Sekrete shqiptare. Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik. Tirana duhet të ndërmarrë nisma konkrete dhe imediate për të përforcuar kufijtë e saj dhe të forcojë shërbimet e saj të inteligjencës në Forcat e Armatosura dhe në polici.

Gjithashtu vazhdojnë të qëndrojnë si një tumor malinj figurat komuniste në PS. Siç janë Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Taulant Balla dhe Saimir Tahiri, të cilët kërkojnë forcimin e interesave të partisë mbi ato të Shqipërisë. Dhe si rezultat zoti Arben Ahmetaj (një udhëtar pasionant me jet, avion privat), i cili së fundi është bërë dhe ministër i Financave dhe kolegët e tij synojnë që të mbrojnë skemat e tyre të pastrimit të parave, të cilat shtrihen që nga plazhet e Panamasë dhe deri në Oqeanin Indian, duke pasur fillimisht si prioritet zgjatjen e qëndrimit në pushtet të partisë së tyre dhe jo që të shikojnë mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë.

Jeta e anëtarëve të qeverisë së Ramës është mjaft luksoze krahasuar me jetën e 1.5 milion shqiptarëve që jetojnë nën limitet e varfërisë me 5 euro në ditë. Ministrat e zotit Rama kanë privilegje në zyrat publike, ndërsa përdorin makinat më luksoze në treg, si: “Mercedes-Benz S Class”, “Audi A7”, “Audi Q7”, “Volksëagen Touareg”, “Porsche Cayenne” dhe “Jaguars”.

Pavarësisht mbështetjes së fortë të SHBA-së për të promovuar dhe miratuar reformën e dekriminalizimit, që synon të fusë në burg të gjithë politikanët me rekorde kriminale; e gjithë kjo e qartë se zoti Rama është pengesa kryesore e realizimit të kësaj reforme.

Në vitin 2013 shqiptarët nuk do të kishin menduar kurrë se anëtarët e qeverisë së Ramës do të copëtonin burimet e thesarit dhe do të vendosnin taksa të larta mbi supet e shqiptarëve në mënyrë që ata vetë të blinin “Jaguarë” dhe të bënin një jetë luksoze.

Gjithnjë e më shumë borxhi publik ka kapërcyer çdo limit që brezat e ardhshëm të shqiptarëve do të duhet të paguajnë.

Një legjislacion i komprometuar, i cili fatmirësisht nuk u mbështet nga LSI-ja, ishte një skemë e pastër korrupsioni e shpikur nga zoti Rama dhe synonte të rrezikonte asetet kombëtare të Shqipërisë, të cilat kontrollohen nga një grup oligarkësh që i përkasin sektit të tij.
Adresa e artikullit:
http://foreignpolicynews.org/2016/03/24/edi-rama-europes-ëealthiest-controversial-politician/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY