Horoskopi, 26 Mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 26 Mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

42
0
Shares

Dashi
Dite jo shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire ne disa momente dhe mund te merrni vendime te pamenduara. Beqaret duhet te tregohen te matur, pasi po pranuan çdo lloj ftese qe do ju behet mund te zhgënjehen. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe keni për ta pare qe situata do ketë përmirësime te shpejta.

Demi
Nuk duhet te rrezikoni sot ju te dashuruarit sepse situata sa vjen e do ndërlikohet tej mase. Po filluan debatet e mëdha keni për te mbetur pa para shume shpejt. Beqaret nuk duhet te shqetësohen për asgjë sepse gjithçka ka për t’iu ndryshuar si me magji. Financat do jene goxha me te mira nga sa keni menduar. Do mund te kryeni edhe disa investime.

Binjakët
Harmonia dhe paqja do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni për çfarë te ankoheni pasi partneri do mendoje edhe për detajet me te vogla. Beqaret do ndihen te lire te bëjnë atë qe do duan. Mundësitë për takime do jene te njëpasnjëshme. Gjendja financiare do jete e konsoliduar tej mase prandaj nuk do keni për çfarë te ankohen.

Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire gjate kësaj dite. Nuk do keni për çfarë te qaheni dhe mund te mendoni te bëni plane edhe për te ardhmen. Beqaret do realizojnë disa takime interesante, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse mund te bëni gabime te mëdha qe mund t’iu dëmtojnë me tepër.

Luani
Dite fantastike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht dhe atmosfera do jete e këndshme. Beqaret do e adhurojnë pavarësinë dhe lirinë qe kane prandaj nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime te statusit. Madje edhe mundësitë qe do iu jepen do i shmangin. Ne planin financiar gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Virgjëresha
Dite romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ju duket sikur jeni neper ëndrra nga te cilat nuk doni te zgjoheni. Ata qe janë vetëm do lodhen se kërkuari dashurinë, por gjithsesi nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Çështjet financiare do kërkojnë me shume përkujdes dhe maturi se asnjëherë me pare. Po i hodhët hapat me kujdes nuk do keni aspak tronditje.

Peshorja
Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah sot dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Te shkuarën e hidhur do e harroni përgjithmonë. Beqaret nuk do e kenë ne mendje krijimin me patjetër te një lidhjeje, por pas një takime me një person interesant do ndryshojnë mendim. Ne planin financiar gjerat nuk do ju ecin si duhet dhe do kërkoni ndihme nga te afërmit.

Akrepi
Dite e vështirë ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do debatoni me partnerin, por nuk do arrini dot t’i zgjidhni problemet. Beqaret duhet t’i shprehin sa me pare ndjenjat për dike sepse po priten gjate kane për t’i humbur ata. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar qe te mos keni tronditje.

Shigjetari
Heshtja ne çift do jete armiku me i madh. Mundohuni sa te mundeni te komunikoni me partnerin sepse ne te kundërt marrëdhënia do ftohet dhe shpejt mund te vije ndarja. beqaret nga ana tjetër do jene më me fat ne dashuri dhe do realizojnë takime interesante. Buxheti do jete i kënaqshëm edhe fale mbështetjes se te afërmve kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim.

Bricjapi
Dite shume e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni për çdo gjë me partnerin ne krah dhe do kaloni edhe momente te këndshme se bashku. Fjalët e te tjerëve mos i merrni parasysh. Beqaret do kenë ndryshime rrënjësore ne jetën e tyre sentimentale, kështu qe duhet te bëhen gati. Ne planin financiar edhe vete do habiteni sesi gjerat do ju ndryshojnë për mire.

Ujori
Sot do bëni te gjitha përpjekjet e mundshme qe t’i ulni debatet ne jetën tuaj ne çift, por serish do jete e vështirë te vendoset qetësia. Partneri do jete kokëfortë dhe do ju duhet akoma durim për t’ia dale. Beqaret do kenë ndryshime rrënjësore pas një takimi te papritur ne orët e para te mëngjesit. Ne planin financiar mjafton te dini si te veproni dhe gjendja do përmirësohet shpejt.

Peshqit
Do i përkushtoheni me mish e me shpirt jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e bëni partnerin ta kuptoje sesa i rëndësishëm është për ju. Beqaret do fiksohen pas një kolegu pune dhe do bëjnë çdo gjë për t’ia shprehur simpatinë. Ne planin financiar do jeni te qarte për gjendjen ne te cilën ndodheni dhe do dini si t’i menaxhoni ato te ardhura qe keni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY