Dy pistat për plagosjen e biznesmenit Vishnja në Shkodër

Dy pistat për plagosjen e biznesmenit Vishnja në Shkodër

61
0
Shares

Policia po heton në dy pista kryesore lidhur me plagosjen e djeshme të një biznesmeni në Shkodër. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, konkurrenca dhe konfliktet janë mundësitë që të kenë shkaktuar atentatin Berhan Vishnjës.

Mendohet se autorët kanë pasur për qëllim vrasjen, pasi ata kanë qëlluar tri herë në drejtim të tij duke arritur ta plagosin në këmbë. Vishnja në vendin ku ndodhi ngjarja ka disa dyqane.

Prej vitesh ai merret me tregti, ndaj dhe dyshimi kryesor lidhet për shkak të bizneseve dhe konkurrencës.

Një tjetër pistë në të cilën po hetohet është edhe ndonjë tentativë e mundshme grabitjeje, gjithsesi nga verifikimi i pamjeve në kamerat e sigurisë nuk rezulton të ketë qenë kjo qëllimi i autorëve.

Vishnjës iu bë pritë në kryqëzimin e Zdrales, pranë stadiumit “Loro Boriçi” nga persona të paidentifikuar dhe të maskuar me kokore motorësh.

Sapo 52- vjeçari Vishnja ka mbërritur në zonë dhe është ndaluar për të parkuar, pranë tij ka kaluar një motocikletë me 2 persona, të cilët pasi iu afruan automjetit qëlluan disa herë në drejtim të tij. Për pasoje Vishnja ka mbetur i plagosur dhe u dergua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndersa dëshmitarët okular i kanë ardhur në ndihmë Vishnjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY