Policia e Tiranës ka arrestuar katër të rinj, të cilët vidhnin materiale pune nëpër banesa të ndryshme në kuadër të një operacioni të koduar “Farka 2016”. Ata janë autorë të 6 vjedhjeve nëpër banesa. Të arrestuarit janë:
1- Amarildo Margjini 19 vjeç, banues në Tiranë
2– E. S. 15 vjeç, banues në Tiranë
3- E. S. 16 vjeç banues në Tiranë
4- Ani Ibraliu 26 vjeç, banues në Tiranë
Më 24 mars 2016 në fshatin Krrabë ata vodhën banesën e 58-vjeçarit me iniciale O.T, ku kanë mundur të marrin gur fresibël, trapanë dhe saldatriçe me vlerë totale dëmi 100.000 lekë.
Shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë edhe vënde të ndryshme kanë kryer vjedhje të tjera dhe konkretisht:
1-Më datë 07.07.2015, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. L., banues në Tiranë
2- Më datë 12.07.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. P., banues në Tiranë.
3- Më datë 12.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit K. T., banues në Tiranë.
4- Më datë 28.11.2015 kanë vjedhur banesën e shtetases V. A., banuese në Tiranë.
5- Më datë 24.12.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit F. B., banues në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/