Vritet roja i centralit bërthamor, vrasësit marrin kartën e hyrjes

Vritet roja i centralit bërthamor, vrasësit marrin kartën e hyrjes

54
0
Shares

Persona të paidentifikuar vranë mbrëmë një roje të sigurisë së një centrali bërthamor belg. Roja u qëllua në Cahrleroi, në zonë jo fort larg nga Brukseli.

Vrasësit kanë vjedhur kartën që bën të mundur hyrjen në centralin bërthamor, bën të ditur e përditshmja belge Derniere Heure.

Nga ana tjetër, mediat greke zbulojnë se si janë gjetur harta të aeroportit të Brukselit në kompjuterin e sekuestruar në Athinë, ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, një nga autorët e ngjarjes së Parisit.

Gjithashtu nga një operacion blic në lagjen Schaerbeek në Bruksel është arrestuar një i dyshuar që mendohet se është plagosur në këmbë nga policia teksa tentonte të largohej.

Hetimet e para të personave të arrestuar në Bruksel bënë të ditur se terroristët kishinndërmend të sulmonin edhe centralin bërthamor në Liezh të Belgjikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY