Lulzim Basha frymëzon sindikalistët: Programi i PD krijon mirëqënie

Lulzim Basha frymëzon sindikalistët: Programi i PD krijon mirëqënie

61
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur sot Sindikatat e Pavarura në 25 vjetorin e krijimit të tyre.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse lideri i opozitës tha se kupola po pasurohet për vete me tendera e konçesione korruptive, me kontrabandë dhe trafiqe, por nuk ka asnjëqëllim, nuk e ka as në mendje, ti shërbejëpunës dhe punësimit, mirëqenies dhe sigurisë së qytetarëve

“Papunësia reale, edhe sipas INSTAT-it nën kontroll qeveritarështë në rritje të pandalshme.Në fund të vitit 2015 ky tregues u ngjit nëzyrtarisht në nivelin 17.7%, por faktikisht sic e dimë të gjithë ne, sic e dini mirë ju, qëndron shumë më lart.

Aksionet e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër informalitetit kanë qenë e janëkryekëput klienteliste dhe kanë pasur si pasojë pushimin nga puna të mbi 75 mijë punonjesve vetëm gjatë periudhës shtator – tetor të vitit 2015.

Problemi më i madh që ka sot vendi, atë të papunësisë dhe shpunësimit qeveria i qaset me shpotinë e propagandës dhe aksione mediatike. 30 mijë vende vakante pune deklaroi Kryeministri. 200 mijë ia priti Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinisë. Më këtë ritëm, vendet imagjinare të punës pas pak javësh do të tre-katërfishohen”, deklaroi Basha.

Në vijim Basha u premtoi sindikalistëve mundësitë reale të rritjes së pagave, sidomos të pagës mininale, e cila është praktikisht një referencë edhe për pagat e tjera.

Sindikatat e Pavarura kanë qënë një faktor i rëndësishëm i politikës deri nga viti 1994 kur pothuajse të gjitha ndërmarrjet publike të prodhimit u mbyllën.

Sot pesha e tyre është mjaft relative dhe lidhet vetëm me organizimin e minatorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY