ATENTATI ME EKSPLOZIV/Pistat që përjashton biznesmeni Bedinaj

ATENTATI ME EKSPLOZIV/Pistat që përjashton biznesmeni Bedinaj

134
0
Shares

Biznesmeni Vasil Bedinaj i cili shpëtoi nga një atentat me eksploziv pasi nuk ndezi fitili tha sot se nuk ka asnjë konflikt personal që mund të jetë shkak për të kërkuar eleminimin e tij fizik.

Bedinaj përjashtoi si motiv të mudshëm të atentatit konfliktin për shkak të biznesit apo motivet politike për sulmin, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve kompetente të hetojne mbi rastin. Ai tha se ka kërkuar mbrojtje për familjen.

Bedinaj ishte objekt i një atentati të stilit mafioz mbrëmjen e 24 marsit në Tiranë. Ai eshte pronar i resortit Regina ne Rradhime ndersa konkuroi ne zgjedhjet lokale ne Vlore si kandidat i pavarur.

Cili mendoni ju se është motivi i atentatit ndaj jush para dy ditësh në Tiranë?

Bedinaj: Është e vërtetë që është kryer një atentat, por për fatin tim të mirë dështoi. Jam një qytetar njësoj si ju me bizneset e mia, jetoj në dy qytete, Vlorë dhe Tiranë. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë konflikt të asnjë lloj natyre, qoftë të biznesit, qoftë personal, qoftë familjar.Jam një biznesmen që punoj ditë dhe natë. Jam përpjekur gjatë gjithë jetës sime të jem një qytetar i thjeshtë dhe i ndershëm.Ishte një atentat jo i improvizuar për të kërcënuar, por një atentat në banesën time, në garazhin tim që një kat më lart jetonte familja ime, me një sasi të konsiderueshme C4 sipas ekspertëve që ishin në vendngjarje. Jam me fat që sot jetoj.

Si e zbuluat?

Bedinaj: Në momentin që bëra ndezjen e makinës nuk kaluan as dhjetë sekonda që pasi e futa në marsh bëri shpërthimin, por gjysëm shpërthimi, pasi sipas ekspertëve ishte diçka që nuk funksionoi për fatin tim të mirë.

Keni kërkuar mbrojtje?

Bedinaj: Po kam kërkuar mbrojtje për familjen sepse këtë të drejtë e ka çdo qytetar i këtij vendi. Nuk po shoh se ka mbrojtje, por nuk mund të them jo sepse shteti ka strukturat e veta që edhe mund ti ketë marrë masat.

Keni konflikte me njeri, borxhe?

Bedinaj: Ju siguroj që përveçse të mira, nuk i kam askujt borxh dhe as më ka askush borxh. Jam një biznesm që sot mund të kem mbi 150-200 punonjës që punojnë në këto ditë të vështira në këtë qytet. Dhe kam një marrëdhënie perfekte qoftë me kolegë në fushën time, qoftë në biznese të tjera.Shëtis gjatë gjithë kohës natë-ditë, nuk i kam dhe as nuk më ka njeri detyrime. Përveçse partnerit tonë, bankave, që dhe me të cilat jam në mënyrë absolute perfekt.Ky është i vetmi borxh që siç e kanë të gjithë biznesmenët, e kam dhe unë.

Keni pasur kërcënime?

Bedinaj: Nuk kam pasur asnjë lloj kërcënimi, sado i vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY