Kombëtarja kryen testin antidoping, 7000 tifozë në Vjenë

Kombëtarja kryen testin antidoping, 7000 tifozë në Vjenë

45
0
Shares

Futbollistët e
kombëtares shqiptare i janë nënshtruar testit antidoping para se të luajnë në ndeshjen miqësore me Austrinë sot në 17:30 në “Ernst Happel” të Vjenës.

Trajneri dhe futbollistët e përfaqësueses austriake dhanë vlerësimin maksimal për Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, duke theksuar se nuk do ta kenë të lehtë përballjen me ta.

“Shqiperia ka një skuadër kompakte me një mbrojtje të fortë. Në kualifikuese nuk pësoi shumë gola dhe kryente sulme të rrezikshme. Lojtarët janë të fortë dhe në gjendje që të mbulojnë njëri-tjetrin”, deklaroi trajneri austriak Marcel Koller.

Në të njëjtën linjë me trajnerin Koler qëndron dhe kapiteni i skuadrës austriake Kristian Fuchs.

“Shqipëria arriti të kualifikohej në Europian duke qenë në një grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën apo Serbinë. Në ndeshjen me ta ne do të kërkojmë të shfrytëzojmë lojën në krahë, ku kemi futbollistë të shpejtë. Në duhet të bëjmë lojën tonë dhe vetëm këtu duhet të përqendrohemi”, thotë Fuchs.

Ndërkaq një numër i madh tifozësh shqiptarë kanë mbërritur në Vjenë. Bëhet fjalë për 7000 tifozë të cilët kanë nisur festimet para ndeshjes në rrugë të ndryshme të kryeqytetit austriak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY