Operacioni “Agimi”, në pranga oficeri i ushtrisë dhe 5 të tjerë

Operacioni “Agimi”, në pranga oficeri i ushtrisë dhe 5 të tjerë

78
0
Shares

Policia e Tiranës arrestoi sot në Tiranë, 6 persona mes tyre dhe një oficer të ushtrisë gjatë operacionit “Agimi”.

Pas një pune intensive një mujore është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve te mëposhtëm:

1. Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë,me detyrë nën oficer në repartin e Zallherit.
2. Ylber Tahiri, 42 vjeç, banues në Tiranë
3. Arben Metaj, 28 vjeç, banues në Tiranë
4. Urim Haka, 22 vjeç, banues në Tiranë
5. Valter Dedndreaj, 30 vjeç, banues në Tiranë
6. Fatjon Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë sot pas informacioneve të mara në rrugë operative ku rezultonte se pranë banesës së shtetasit Fatmir Haka, personat e lartë përmendur po shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sattiva e cila do të transportohej me një automjet tip BMË me targa AA 933 BX.

Skena e arrestimit
kanabis pistileta

Paradite e sotme është konstatuar automjeti tip BMW ngjyre gri me targa “AA 993 BX ”, në momentin që ky mjet hyri në banesën e lartë përmendur, është bërë nderhyrja në banesën e shtetasit Fatmir Haka dhe neutralizimi i personave të arrestuar.

Gjatë kontrolllit të automjetit tip BMW me targa “AA 993 BX” në bagazhin e saj ndodheshin 4 thasë të bardhë të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, ndërsa tek këmbët e pasagjerit në sediljen e parë është gjetur një qese plastike me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva .

Nga kontrolli i ushtruar në automjet , ne sediljen e pasme u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatike Model 56 së bashku me një karikatore më 27 (njëzetë e shtatë) fishekë luftarak.

Sqarojmë se arma e zjarrit tip pistolete eshte gjetur nga kontrolli i ushtruar ne banese.

Materialet peoçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kreyer në beshkëpunim”, “Prodhim dhe mbajte pa leje e armeve luftarake dhe municjoneve” të parashikuar nga neni 283/2 dhe 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY