Droga e Xibrakës, mbyllen hetimet, zbardhen rolet e të arrestuarve

Droga e Xibrakës, mbyllen hetimet, zbardhen rolet e të arrestuarve

73
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe i komunikoi akuzat zyrtare 9 të pandehurve të laboratorit të kokainës, i ngritur në Xibrakë të Elbasanit.
ABC News ka mësuar se dy prokurorët Olsian Çela dhe Edvin Kondili kanë përfunduar hetimet, duke dërguar në gjyq dosjen penale ndaj të pandehurve për akuzat e “trafikut ndërkombëtar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Sipas prokurorisë, akuzat ndaj të pandehurve janë përforcuar edhe me provat e ardhura nga Gjermania, të cilët kanë qenë edhe iniciatorët e nisjes së këtij hetimi, që përfundoi me zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Burimet thanë se krahas sekuestrimit të 20 kg kokainë dhe shumës prej rreth 300 mijë eurove cash, ekspertët e policisë shkencore kanë konstatuar se në solucionin kimik që ndodhet në rreth 50 fuçitë e hekurit, të cilat u gjetën brenda magazinës së transformuar në laborator, ka kokainë. Nga këqyrja dhe analiza e këtij solucioni, ekspertët thonë se dy kolumbianët kanë kryer një proces kimik duke nxjerr rreth 20 kg kokainë, e cila është bllokuar. Ndërsa pjesë tjetër, që ndodhet në këto fuçi hekuri, është e pa ekstraktuar dhe nuk është arritur të përcaktohet sasia e kokainës që ndodhet e shkrirë brenda këtij solucioni.
Sipas akuzës, gjatë hetimeve nuk është arritur të provohet koha dhe kompania që ka sjell në Shqipëri solucionin dhe thasët e mbushura me pleh kimik, ku dyshohet se ka ekstrat kokaine të shkrirë brenda tyre. Por ajo që për hetuesit është e qartë, është fakti se droga e shkrirë në solucionin kimik ka ardhur nga Kolumbia dhe Bolivia në Shqipëri me ndihmën e të shpallurit në kërkim Genc Xhixha, i cili bashkë me lëndën narkotike, ka sjell në Shqipëri me cilësinë e ekspertëve edhe dy kolumbianët e arrestuar në laborator, të cilët kryenin procesin kimik të nxjerrjes së ekstraktit të kokainës.
Në dosje thuhet se nipi i Enver Hoxhës, i pandehuri Ermal Hoxha dyshohet se përveç kontaktit me furnitorin Genc Xhixha ishte përgjegjës për dy kolumbianët, si në akomodimin e tyre, transportin nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas si dhe pagesat për punën që bënin.
I arrestuari Gentjan Gjonaj dyshohet se ishte personi që kishte gjetur vendin dhe më pas ngritjen e laboratorit të drogës, duke premtuar mos cenimin e tij.
I dyshuari Sajmir Batku ishte caktuar për transportin e drogës nga Elbasani në Tiranë dhe më pas gjetjen e korrierëve të drogës për ta dërguar atë në Gjeramni.
Ku arrestuari Ilir Hyseni, dyshohet se ishte pritësi dhe personi që do merrej me shpërndarjen e kokainës.
Ndërsa dy vëllezërit Klemend dhe Arian Dalipi janë pronarët e magazinës së Xibrakës, ku ishte ndërtuar laboratori i drogës dhe merreshin me sigurinë e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY