Luciano Boci, shikoni kë kopjoi Hahn me deklaratën e sotme

Luciano Boci, shikoni kë kopjoi Hahn me deklaratën e sotme

95
0
Shares

Deputeti i PD, Luciano Boci ka lexuar me vëmendje deklaratën që ka bërë sonte komisionerët e BE Hahn dhe Mogherini por ndërkaq nuk e ka gjetur si të re atë deklaratë.

Boci ka bërë një krahasim mes deklaratës së Han e Mogherini dhe asaj që ka bërë Fyle 3 vjet më më parë.

Komenri i Luciona Bocit:

Kjo është deklarata e Komisionerit për Zgjerim, në Shtator 2014, Fule:

“Unë kam dëgjuar shqetësimet e opozitës dhe e kam bërë të qartë e kam thënë se të dalësh nga parlamenti e të sjellësh beteja politike në rrugët e vendit kjo nuk është menyra evropiane dhe nuk ndihmon vendin që ta sjelle vendin më afër ambicjes së shqiptareve për t’u integruar në BE”

Deklarata e Komisionerit për zgjerimin Hahn, sot prill 2017:

“Jemi të keqardhur për bojkotin e parlamentit dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit sipas praktikës demokratike dhe jo jashtë tij.”

Përveç fjalëve të veçanta të ndryshme, të marra bashkë të dy deklaratat në thelb janë të njëjta.

Ndryshon vetëm stili.

Dhe atëhere na “u vërsulën” se po pengonim “reformat” e Ramës, sikurse sot.

Nuk besoj se Fule kur u largua “harroi” deklaratën e tij në zyrë!

Fule kështu fliste poshtë e lart, por në fund u provua se opozita pas bojkotit 6-mujor kishte plotësisht të drejtë.

Dekriminalizimi faktoi botërisht drejtësinë e bojkotit “të padrejtë” të opozitës dhe praninë e krimit në politikë, të cilët mgjt ende janë ende aty dhe sundojnë më shumë se kurrë.

Fule gaboi atëhere me bojkotin e opozitës!!!

Po Hahn?!

Po ecën në gjurmët e paraardhësit?!

Pse jo?

Faktet thonë po!

Krimit tani i është shtuar droga, korrupsioni, hajdutëria, Korça, Dibra, Kolonja.

Pra “ka ndryshuar” vetëm Komisioneri!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY