Trupat e regjimit sirian rimorën plotësisht qytetin antik të Palmirës nga kontrolli i ISIS-it, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
”Ushtria siriane mori kontrollin e Palmirës, që ishte në duart e ISIS-it që prej një viti”, tha një burim ushtarak sirian për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.
“Pas luftimeve të ashpra gjatë natës së djeshme, ushtria kontrollon aktualisht të gjithë qytetin e Palmirës, përfshirë zonën antike dhe pjesën rezidenciale të saj”, shtoi burimi.
”ISIS-i është tërhequr plotësisht nga qyteti”, theksoi ai.
Qyteti konsiderohet si një ndër qytetet me dëshmitë më të mëdha të historisë së vjetër të njerëzimit shumë prej të cilave u shkatërruan apo u grabitën nga ISIS
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/