Kreu I Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu ka prezantuar manifestin strategjik të alternativave kuqezi për qeverisjen e Shqipërisë. Platforma u publikua para 1000 përfaquesuesve të Asamblesë Tiranës.
Gjatë fjalimit të tij Spahiu përdori poezi të Fishtës por edhe të rilindësve ku i bëhet thirrje ndërgjegjes së shqiptarëve për të ndryshuar vendin e tyre.
“Në nder të besimtarve katolik po e nis këtë prezantim me vargjet e një patrioti të madh, konteksti I e së cilês më ringjallën aspiraten për një Shqipëri tjetër:
Ani kush, pra me i pri KOMBIT,
Ju, do pyka bijtë prej LLOMIT,
Që “SHQIPTARË”, vedit i thoni,
Jo pse ju shqipninë e doni,
As që ndonjë send ju KUPTONI,
Ç’është ATDHEU, a ç’është LIRIA,
Ç’është Parajsa, apo VLLAZNIA,
Ç’është PËRPARIMI apo QYTETARIA. (At Gjergj Fishta)
Më pas Kreshnik Spahiu prezantoi 10 shkaqet pse Shqipëria s’po Ndryshon dhe 10 diferencat mes vizionit të kuqezive në raport me PD dhe PS që po qeverisin prej çerek shekulli.
Sipas Spahiut Shqipëria s’po ndryshon sepse:
Ne, DUAM Shqipëri të bashkuar / Ata të coptuar,
Ne, mandate të përkohsheme / Ata poste të përjetshme,
Ne, Zgjedhje të lira / Ata shit-blerje vote,
Ne, Emigrantë që zgjedhin / Ata i trajtojnë si turistë
Ne, Shqipërii turistike / Ata konçesion,
Ne, Kthim pronash / Ata pushtim teritoresh,
Ne, ulje taksash biznesit shqiptar / Ata mbyllje qepenash,
Ne, Garantim kufijsh / Ata trafik droge dhe armësh,
Ne, Zona të lira dhe investime të huaja / Ata burokraci dhe korrupsion
Ne, Shtet të hekurt ligjor / Ata pasiguri për jetën dhe pronën
Spahiu e mbylli fjalimin e tij me një tjetër poezi:
E Pra ti o PERËNDI, pse na le në dorë të DJALLIT
Që na shtypi e na përtypi, nëpër nofulla t’shakallit
Edhe ti ri, ri e bënë sehir, bënë sikur asgjë nuk di!
Eeee … pra edhe ne jemi KUNDRA, duam një tjetër PERËNDI!
Duam një ZOT që t’na kap,
t’na kap e t’na TUNDË
T’na TUNDË e t’na SHKUNDË,
VËLLA VRASJES T’I JAPIM FUND!!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/