Elbasan, Kashari bën për spital nënën dhe motrën

Elbasan, Kashari bën për spital nënën dhe motrën

166
0
Shares

Një 35 vjecar nga Elbasani u arrestua nga policia pasi rrahu rëndë të ëmën e më pas edhe motrën. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Erjon Kashari, 35 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases S.K, 55 vjeçe si dhe ndaj motrës së tij, shtetases F.K, 33 vjeçe, të cilat u dërguan menjëherë në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY