Mobilimi i Ministrisë së Brendshme, porositen 36 frigoriferë

Mobilimi i Ministrisë së Brendshme, porositen 36 frigoriferë

160
0
Shares

Në foto, maketi i zyrës së ministrit të Brendshëm

Të paktën 1 milionë dollarë do të kushtojë mobilimi i zyrave të ministrisë së Brendshme, rikonstruktimi i së cilës po shkon drejt fundit.

Tenderi do të realizohet më 19 prill dhe ndër pajisjet që do prokurohen janë edhe 36 frigoriferë, 29 televizorë plazma 50 inç, dhe 8 televizorë të tjerë plazma të përmasave të ndryshme. Do të merren dhe rreth 20 kolltukë si dhe do të blihen të gjitha perdet e godinës së Ministrisë së Brendshme.

Në dosjet e tenderit të publikuar nga Shqip jepen detaje edhe rreth zyrës së ministrit të Brendshëm. “Shtëpia” e re e ministrit Tahiri do të jetë në katin e parë, me një rimodelim mjaft komod. Sipas fotove që paraqiten në këto dokumente, zyra e ministrit do të zgjerohet dhe në të do të jetë edhe një bibliotekë, një tavolinë për 8 persona, këndi i kolltukëve, si dhe tavolina e punës. Mobiliet do të jenë në ngjyrë qumështi, karrigia do të jetë e lëvizshme, me rrota e me ngjyrë të zezë.

Në zyrë do të jetë edhe një tavolinë e madhe mbledhjesh për 14 persona. Karriget, por edhe tavolina, do të jenë sërish me ngjyrë qumështi. Mësohet se, edhe kolltukët do të kenë të njëjtën ngjyrë, ndërsa zyra do të ketë edhe një bibliotekë të madhe.

Skeleti dhe kanatet do jenë prej materiali melanine. Kanatet të jenë pa doreza në ballore, me dorezë të fshehur. Njëra prej kanatave, sipas skicës, do të jetë e pajisur me çelës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY