Ai mund të jetë vërtetë mbreti i pyllit, por ky luan afrikan, që është shpëtuar qëkurse ishte këlysh i vogël, është i fiksuar vetëm me një gjë, batanijen e tij. Në qershor të vitit 2014 ishte këlysh kur u shpëtuar nga Vicky Keahey, drejtues i In Sync Exotic WildLife Rescue and Education Center, në Teksas nga një familje që nuk mund të kujdesej më për të.
“U kontaktuam nga një person që ilegalisht kishte blerë luanin Lambert për fëmijët e tij 2 dhe 3 vjeç pasi kishin parë filmin ‘Mbreti luan’. Të vegjlit i kishin thënë të atit se donin një Simba dhe ai ua kishte blerë”, tregon Keahey.
Ajo rrëfen se nuk e di saktësisht çfarë ndryshoi me familjen, por ata vendosën të mos e mbanin më Lambertin, i cili në atë kohë ishte tre muajsh. “Nga familja e tij kishim mësuar se luani i vogël, i cili kishte lindur në kafaz kështu që nuk do të mund të mbijetonte nëse lihej i lirë në botën e egër, ishte mësuar të flinte në shtrat me gjyshin.
Nisa të mendoja; OK, ai është mësuar të jetojë në një shtëpi dhe të flejë në një shtrat. Kështu që i bleva një batanije të vogël të cilën ia vura në cep të kafazit. Ai u struk menjëherë në batanije dhe u qetësua. Që atëherë e deri sot që është i rritur, Lambert nuk mund të flejë pa batanijen e tij, të cilën njerëzit që kujdesin për të sigurohen ta ketë të larë e të ngrohtë çdo ditë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/