Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës së Arbrit, ja tarifa për çdo...

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës së Arbrit, ja tarifa për çdo makinë që do të kalojë

89
0
Shares

Qeveria po përgatitet të hapë tenderin për ndërtimin me koncesion të Rrugës së Arbrit, ndërsa tarifa e kalimit pritet të jetë 4 euro për makinë.
Në mbledhjen e djeshme qeveria miratoi propozimin e kompanisë shqiptare “Gjoka Konstruksion”, duke i dhënë bonusin me 10 për qind të pikëve totale të garës për vlerësimin e propozimit të pakërkuar.
Kompania shqiptare ka kërkuar që rrugën ta ndërtojë për 46 muaj me koncension, ndërsa tarifa e kalimit të makinave të jetë 4 euro.
Projekti arrrin shumën totale të 246 milionë eurove. Kompania do të përdorë gjithashtu edhe fondet nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë rreth 60 milionë euro për 4 vitet e para.
Nga ana tjetër, kalimi i makinave në rrugë do të jetë me pagesë. Kompania ka kërkuar të aplikohet një tarifë mesatare 4 euro për makinë dhe propozon që të ardhurat të ndahen me qeverinë në nivelin 50 për qind. Fluksi mesatar i mjeteve në rrugë pritet të jetë 3.690 makina/ ditë.
“Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/ makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave nga shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon direkt buxhetit të shtetit. Vlera prej 246 milionë eurosh është vlera totale për pagesat e shtetit, plus pagesat nga tarifat e kalimit të makinave. Çdo e ardhur që i takon shoqërisë nga pagesat e kalimit të makinave, 50 për qind e shumës, zbritet nga pagesa që do të bëjë sheti, pra shteti paguan diferencën për të arritur te vlera 246 milionë euro”, shpjegohet në relacionin e vendimit.
Qeveria vlerëson se nëse të ardhurat nga ana e rrugës nuk realizohen, risku do të merret nga kompania.
“Nëse do t’i referoheshim mënyrës se si janë shpërndarë risqet sipas këtij propozimi rezulton se kjo mënyrë përmbush parimin e shpërndarjes efektive të riskut, duke e bërë këtë projekt të partneritetit publik-privat të realizueshëm. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve dhe së bashku me to koston e tyre. Gjithashtu, kompania merr përsipër riskun e mosrealizimit të 50 për qind të të ardhurave të pritshme nga pagesat e përdoruesve të rrugës”, shpjegohet në relacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY