Nëna e dy fëmijëve që dikur mbështetej nga bamirësia e miqve apo të afërmve, tashmë është bërë e pasur. Kjo falë një ideje gjeniale që gruaja pati nga karamelet e famshme ‘Skittles’. Sarah Louise Bryan e ndryshoi jetën e saj pasi realizoi një fustan me 3 mijë karamele.
Pas kësaj, e hodhi fotografinë në rrjetet sociale dhe u bë virale. Fustani u vu re edhe nga shtëpia e modës alternative ‘Ripleys’, që furnizon me veshje shumë të famshëm, mes të cilëve edhe Kim Kardashian. Sarah, 27 vjeç, nga Sutton Coldfield, tha për “Birmingham Mail”:- “Ideja imë erdhi gjatë një natë që rashë për të fjetur; sikur të ishte një ëndërr.
Kjo ishte një ‘eureka’, për mua. Një fustan i bërë nga karamelet shumëngjyrëshe.U ngrita nga shtrati dhe pashë në Googel, nëse ishte bërë më parë nga të tjerët. Mendova se kjo do të ishte një veshje e mahnitshme për Lady Gaga.
Të nesërmen fillova që të punoja dhe mu deshën disa muaj që ta përfundoja fustanin tim”.Sarah përdori 144 qese me karamele, rreth 90 tuba ngjitës dhe në përfundim e hodhi foton në internet. “Tani kam një makinë sportive dhe mund tu blejë fëmijëve të mi gjithçka që ata duan. Një vit më parë, nuk kisha asgjë për tu ofruar. Shpresoj që në të ardhmen të bëhem milionere.
Unë jam prova që nuk ka rëndësi se kush je, dhe se sa keq mund të të shkojnë gjërat. Kushdo mund të realizojë vetveten me ide dhe impenjim. Po jetoj një ëndërr dhe nuk dua që të zgjohem”, tha 27-vjeçarja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/