Çdo vit natyra kryen këtë shfaqje të mrekullueshme dhe plot ngjyra në Japoni.Lulet e qershive në pranverë, e kthejnë këtë vend në një destinacion turistik për mijëra japonezë e më gjerë.
National Geographic, ka ftuar anëtarët e saj që të paraqesë fotografitë e kësaj ngjarje, në mënyrën se si ata e përjetojnë pranverën mes luleve të qershisë.Rezultatet ju lënë pa frymë, ku lulet e qershisë kanë ngjyrosur të gjithë peizazhin.
Autoritet japoneze kujdesen për këtë vend të mrekullueshëm dhe agjencia meteorologjike jep shpesh informacion rreth çeljes së luleve të qershisë në të gjithë Japoninë.
Ky proces lulëzimi ka edhe emrin e saj “sakura zensen”.Pra, nëse ju do të donit t’i bashkoheshit këtij spektakli të mrekullueshëm, ndodhet në veri të Japonisë.
Vetëm mos hezitoni, sepse si gjithmonë gjërat bukura nuk zgjasin përgjithmonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/