SKANDAL/ Pas rikonstruksionit Banka e Shqipërisë merr ambientet me qira për 1...

SKANDAL/ Pas rikonstruksionit Banka e Shqipërisë merr ambientet me qira për 1 miliard lek

502
0
Shares

Në fund të tetorit të vitit që shkoi, Banka e Shqipërisë përuroi ambientet e reja të saj. Sipas shifrave dhe fakteve, mësohet se tashmë kjo bankë ka në dispozicion 4 kate nëntokësore dhe 4 mbitokësore, me një sipërfaqe të përgjithshme, 14 mijë metë katrorë.
shPor, katër muaj pas këtij përurimi, mësohet se kjo sipërfaqe nuk mjafton dhe se Banka e Shqipërisë nëpërmjet një tenderi 1 miliardë lekësh, ka marrë të tjera ambiente me qira.
bb3Është një vendim i Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë, i datës 3 shkurt 2016, që vendos për “zgjerimin” e përkohshëm 3-vjeçar, kundrejt 1 miliardë lekëve.

 

VENDIMI


vbREPUBLIKA E SHQIPËRISË
BANKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI MBIKËQYRËS

VENDIM
Nr. 7, datë 3. 2. 2016

“PËR
MIRATIMIN E REALIZIMIT TË OBJEKTIT TË PROKURIMIT “MARRJA ME QIRA E AMBIENTEVE NË KOMPLEKSIN “HALILI” NËPËRMJET NJË KONTRATE ME KOHËZGJATJE 3-VJEÇARE”

Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronja “g” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 45, shkronja “dh”, të rregullores “Për procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr. 81, datë 15.11.2006 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ndryshuar; dhe me propozim të Departamentit të Administrimit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,


VENDOSI:
1. Të miratojë realizimin e objektit të prokurimit “Marrja me qira e ambienteve në kompleksin ‘Halili’”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje 3-vjeçare.
2. Të miratojë fondin e nevojshëm për realizimin e objektit të prokurimit “Marrja me qira e ambienteve në kompleksin “Halili”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje 3- vjeçare, në masën 106.866.000 lekë.
3. Fondi i përcaktuar sipas pikës 2 të këtij vendimi, do të miratohet përpjesëtimisht në buxhetet vjetore të Bankës së Shqipërisë, sipas kohëzgjatjes në vite të kontratës.
4. Ngarkohet Kryetari i Entit Prokurues, Departamenti i Administrimit dhe Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës për zbatimin e këtij vendimi.
5. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 SEKRETARI                                                  KRYETARI
ELVIS ÇIBUKU                                            GENT SEJKO

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY