Lamtumira e fundit për Kristin 10-vjeçar, vdekje e shpresës te qeveria

Lamtumira e fundit për Kristin 10-vjeçar, vdekje e shpresës te qeveria

78
0
Shares

Mes lotësh dhe dhimbjes së thellë është përcjellë për në banesën e fundit vogëlushi 10-vjeçar Kristi Maze. Historia e Kristit të vogël që preku këdo që dëgjoi për sëmundjen e tij nisi kohë më parë, ndërsa sot ishte rrugëtimi i tij i fundit drejt fshatit Alarup, atje ku ai lindi dhe do të prehet.
Ilia, babai i vogëlushit, edhe në momentet më të hidhura të jetës së tij nuk nguron të shprehë mirënjohje për ata qytetarë që kontribuuan për shpëtimin e dritës së syve të tij, ndërsa mllefi për pushtetarët e etur ia ka pushtuar gjithë shpirtin.
Fjalët më të mira për vogëlushin nuk mungojnë edhe nga mësueset e tij, të cilat janë të shokuara nga ikja para kohe e Kristit.
Kushdo flet për Kristin, të afërmve të tij nuk iu ndalen lotët, ndërsa apelojnë për fëmijët e tjerë që presin të kurohen, por shpresa te qeveria ka vdekur për ata.
Ndarja nga jeta e vogëlushit Kristi Maze preku mijëra zemra në çdo vend ku u dëgjua historia e tij, por burokracitë e pushtetarëve dhe etja që ka mbërthyer çdo qelizë të tyre nuk njeh kufij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY