Dy vëllezër holandezë janë arrestuar ndërsa tentonin të eksportonin 61 majmunë në Shqipëri. Sipas medias afrikane “AllAfrica” ata u ndalën në Aeroportin Ndërkombëtar Kilimanxharo të mërkurën e shkuar përpara se të nisnin fluturimin përmes një avioni mallrash.
Megjithëse, ata paraqitën leje për transportin e majmunëve, rezultoi se ajo ishte lëshuar në mënyrë korruptive pasi Ministria e Burimeve Natyrore në Tanzani ka vendosur bllokimin e tregtimit të kafshëve të egra jashtë vendit.
Synimi i të arrestuarve ishte që blinin 300 majmunë, por kanë blerë 61 të tillë në gjashtë muaj e fundit.
Holandezët janë vëllezërit Artem Alik Vardanyan, 52-vjeç, dhe Eduard Alik Vardanyan, 44-vjeç, që të dy menaxherë hotelesh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/