ARMAND MAHO/ Ike Krist…?!

ARMAND MAHO/ Ike Krist…?!

86
0
Shares

Lamtumire Krist…!
Ike perfundimisht…!
Bota do vazhdoje te jetoje dhe pa ty, ne do vazhdojme te shkojme ne punet tona, Ilir Beqja do vazhdoje te jape koncensione, dhe qeveria do vazhdoje te mburret se ne jetojme me mire se dy vjet me pare, jemi me te pasur krahasuar dhe me kohen e qoftelargut… Madje dhe me mire se kur njerzit ishin majmune … Keshtu thone….
Enca Haxhias do vazhdoje ti shpertheje gjoksi, Aurela do vazhdoje pushimet e saj, Tuna do vazhdoje ti bej fresk zogut dhe Koco Kokedhima do vazhdoje te ropatet per jugun…
Po ti s’do jesh Krist…!
Ne harrojme se Ajo qe ne na duket e merzitshme dhe e trishtuar ty te dukej e bukur…! Sepse per ne eshte trishtim, po per ty ishte jete… Sepse ti doje vetem te jetoje… Megjithese do kesh luajtur me aeroplane kur ke qene me i vogel sot ai u be varka e trupit tend pa jete Krist… Ai xhaxhi ministri qe te la te vdisje as e kishte idene se ti sot percilleshe Krist, e di pse… Se kush e di ku i gezohej ndonje koncensioni qe do i sjelle ca para per pushime, po mendon ke te zgjedhe, Paqesorin apo Atlantikun… Jane ato leket, qe ne kemi paguar per ty Krist, dhe per shume te tjere si ty….
Gjithsesi mos i ki zili mik i vogel, drejtesia ne nje fare menyre ose tjeter behet nje dite…
Ja shikoja fytyrat…! Sa te shemtuar qe jane…. Qe tashi ka filluar hakmarrja e Zotit, dhe kush e di si do perfundoje….
Ik vogelush luaj me engjejt, dhe harroje mllefin qe te zaptoi pa u rritur mire…. Shijo ate qe smund ta shijoje sa ishe gjalle, kerko cte duash atje se dhe Zoti te ka nje borxh te madh… Te ka borxh se bashke me jeten te solli dhe semundjen, por cka eshte me e dhimshme eshte se te la ne dore te mostrave…
Ik mik ik, dhe qesh me ne nga lart…!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY