PD: Projekti i Veliajt, tradhti ndaj qytetarëve. Protestë në orën 11:00

PD: Projekti i Veliajt, tradhti ndaj qytetarëve. Protestë në orën 11:00

56
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar sërish kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit. Deputeti i PD Gerti Bogdani në një deklaratë për mediat tha se, “projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme e ligjit”.

“Nuk ka bërë asnjë konsultim publik ashtu si e parashikon ligji. Nuk ka një projekt përfundimtar por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor. Nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor. Genjeu kur tha qe s’do pritet asnjë pemë, sepse pemët u prenë.Genjeu kur tha s’do ketë beton sepse 31 betoniera janë derdhur deri tani mu në zemër të parkut. Gënjeu për lokalin, sepse lokali ishte tenderuar dhe ishte i publikuar në faqen publike të tenderave”, tha ai. Deputeti i PD­së më tej u shpreh se, kryeashkiaku mendon se “shkarpat dhe fidanët 500 lekësh që mbjell poshtë e lart me 100 media nga mbrapa, do munden ta mbulojnë shkatërrimin me beton të mushkërisë së vetme të Tiranës”.

Në përfundim, ai i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet dhe institucioneve të tjera që të mos bëhen palë “në këtë mashtrim antiligjor dhe shkelje flagrante ligji nga të gjitha anët”. “Rezistenca dhe beteja e qytetarëve të Tiranës për Parkun e tyre do të jetë edhe më e fortë dhe më e vendosur. Duke nisur sot, pas pak orësh, në orën 11 ku do të bashkohemi për të mbrojtur mushkërinë e qytetit, për të mbrojtur pasurinë e qytetarëve”, përfundoi Bogdani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY