Aksioni i policisë arreston 28 persona, për vjedhje energjie, ndërtim pa leje,...

Aksioni i policisë arreston 28 persona, për vjedhje energjie, ndërtim pa leje, por asnjë për lotari të palejuara

59
0
Shares

Policia e Shtetit po vazhdon të godas paligjshmërinë, kështu jaën e kaluar janë arrestuar 28 persona. 20 persona janë vënë në pranga për vjedhjen e energjisë elektrike, 6 janë arrestuar për ndërtime pa leje dhe 2 persona për prerjen e pyjeve. Ndërokë asnjë person nuk është arrestuar për lotari të palejuara, por të 13 persona e akuzuar gjykohen në gjendje të lirë.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 80 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE. Janë kryer 3.765 kontrolle në terren, ku u evidentuan 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Nga këta, 20 autorë janë arrestuar në flagrancë, 3 janë shpallur në kërkim dhe 13 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Sa i përket ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 25 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 25 autorë nga të cilët, 6 janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 17 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 12 raste me 12 autorë, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë dhe 10 ndiqen në gjendje të lirë.

Ndë sa i përket organizimit të lotarive të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 13 raste me 13 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë, asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY