Deklarata e Trump: Europa nuk është më një vend i sigurt

Deklarata e Trump: Europa nuk është më një vend i sigurt

67
0
Shares

Kandidati republikan në garën presidenciale, Donald Trump, është shprehur se Europa nuk është më një vend i sigurt. Miliarderi i cili është karakterizuar nga deklaratat e tij kontroverse, theksoi se fajtorët kryesore për gjendjen në të cilën janë autoritetet ligjzbatuese të cilat sipas tij, nuk e kanë bërë sic duhet punën e tyre.

Ky prononcim i tij vjen vetëm pak ditë pas sulmeve që tronditën Brukselin dhe mbarë Europën për të dytën herë brenda pesë muajve. Më tej, Trump ka hedhur sërisht akuza ndaj besimtarëve myslimanë që jetojnë në Europë. Ai tha se qytetarët të cilët i përkasin këtij besimi po ndihmojnë terroristët dhe se nuk po bashkëpunojnë me autoritetet europiane për të bërë të mundur kapjen e ekstremistëve që janë pjesë e organizatave terroriste.

Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga opinioni vendas por edhe ai botëror. Donlad Trump është zotuar se në rast se do të jetë ai Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, do të bllokojë hyrjen e besimtarëve myslimanë në vend si dhe do të deportojë një pjesë prej tyre.

Një deklaratë e ngjashme me atë të Trump, ndonëse me një ton më të zbutur ka ardhur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry. Zyrtari I Washingtonit ka kërkuar që qytetarët amerikanë që jetojnë ose ndodhen përkohësisht në Europë, të shmangin vendet ku grumbullohen një numër i madh njerëzit, pasi sipas tij, nuk mund t’a dish asnjëherë se kush mund të ndodhet në brendësi të turmës. Në këtë mënyrë, edhe sekretari amerikan i Shtetit konfirmon se Shtëpia e Bardhë ka dyshime mbi ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në kontinentin e vjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY