Rowan Atkinson, të cilin të gjithë e njohim si Mr. Bean, nuk ndalon as në jetën reale së bëri veprime të ngjashme me ato të filmave të tij humoristik. Gjatë performancës së vajzës së tij 20 vjeçare, Atkinson e ka zënë gjumi dhe kjo gjë nuk u ka shpëtuar apratëve fotografikë.
Sipas disa raportimeve, aktori ka mbështetur vajzën e tij në botën e biznesit televiziv, duke dhënë 16,000 pound për karrierën e saj në jazz. “Ka qenë ëndrra e Lily-t që kur ishte e vogël, që të ishte këngëtare dhe babai i saj po e ndihmon që të realizojë këtë ëndërr,” ka thënë një burim për The Sun.
Komediani ka një vlerë monetare prej afërsisht 130 milionë dollarë dhe duke qenë se ai vetë vjen nga bota e showbizit, nuk kishte se si të mos shprehte mbështetjen ndaj vajzës së tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/