TIRANE / E përndiqte kudo, arrestohet “I cmenduri” pas Luana Vjollcës

TIRANE / E përndiqte kudo, arrestohet “I cmenduri” pas Luana Vjollcës

114
0
Shares

Zbardhen arsyet e sherrit ku u përfshi prezantuesja e njohur Luana Vjollca dhe miku i saj 29-vjeçari nga Prishtina, Krenar Çocaj. Ky i fundit është qëlluar me grushte mbrëmjen e djeshme, nga një fans i çmendur i Luanës, i cili mësohet se e përndjek prezantuesen bionde ngado. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Unazë të Re, pranë Hotel ”Roland”.
Fansi i çmendur është identifikuar nga policia si Besmir Lila, është 31-vjeç dhe banon në Londër.
Ai e ka ndalur mbrëmë prezantuesen për t’i folur, ndërkohë që ka goditur mikun e saj Krenar Çocajn me grushte, pasi ky i fundit i erdhi në ndihmë Luanës, e cila me siguri është ndjerë e bezdisur nga përndjekja e vazhdueshme.
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, menjëherë pas sherrin, ndërsa gjatë kontrollit fizik, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY