Zbulohet identiteti i vajzës së vrarë në Amsterdam

Zbulohet identiteti i vajzës së vrarë në Amsterdam

65
0
Shares

Është zbuluar sot identitetin e vajzës shqiptare të vrare në Amstredam ne vitin 1997. Kufoma i përket Zyra Hidës, 30 vjeçare kur është vrarë, dikur banuese në lagjen 11 nëntori në Elbasan. Nëna e tre djemve ka një histori shumë të dhimbshme. Sipas së motrës, Xhuljeta Hida, ajo është martuar që kur ishte 14 vjeçe në fshatin Muriqan të Cërrikut.

Por gjërat nuk kanë shkuar mirë. Mes çiftit ka pasur grindje të vazhdueshme e për pasojë ka ardhur edhe divorci. Më pas janë ribashkuar sërish dhe kanë qëndruar tek shtëpia e motrës së burrit në një lagje periferike të Elbasanit. Këtu e ndjera është përballur me një realitet akoma më të hidhur. Familja kërkon nga shteti që të ndihmojë në ardhjen e eshtrave për të kryer varrimin në Elbasan, informon abc news.

Rasti i kësaj shtetaseje u publikua pasi disa gazetare të nje program televiziv holandez kërkuan ndihmë për identifikimin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY