VRASJA NE GJIROKASTER/ Policia u kërkon ndihmë familjarëve për kapjen e Endrik...

VRASJA NE GJIROKASTER/ Policia u kërkon ndihmë familjarëve për kapjen e Endrik Llukës

595
0
Shares

Asnjë gjurmë ende nuk ka për autorin e vrasjes së Dorian Llukës dhe plagosjes së vellait të tij disa ditë më parë në Gjirokastër. Mesohet se policia ka kërkuar ndihmën e familjareve për dorezimin e tij.Ky është Endrik Lluka i cili vazhdon të kerkohet për sulmin me armë ndaj dy vëllezërve Lluka, ku njeri prej tyre Doriani humbi jetën në vend. Sipas policisë së Gjirokastrës, ende nuk dihet vendndodhja e të dyshuarit, ndërkohë që po negociohet me familjaret për kapjen e tij. Endrik Lluka kusheri me vellezërit Dorian dhe Birbil Lluka sipas informacioneve të deritanshme, nga momenti i ngjarjes u largua dhe u fsheh në pyllin sipër fshatit Andon Poci në Gjirokastër.

Por besohet se ai mund të jetë larguar prej aty dhe të jetë vendosur në ndonjë bazë në qytet. I biri i një punonjësi policie,sipas hetimeve, Lluka ka qelluar ndaj vëllezërve në gjendje paniku per shkak të konflikteve të meparshme rreth nje borxhi prej 500 mije lekesh. Policia ka siguruar deshmitare qe tregojne per sherret mes tyre. Ndërkohe dy shoket e tij te arrestuar Emiljano Vocka dhe Samuel Jace nuk kane pranuar të jenë bashkepunetore në krim. Të arrestuar dhe me masën e sigurisë burg pa afat ata kane pohuar se ishin ne dijeni te konflikteve mes kusherinjeve, por nuk ishin ne vendin e krimit. Ngjarja ndodhi në rrugen nacionale Gjirokastër –Tepelenë, ndërsa vëllezërit ishin duke levizur me mjetin e tyre tip benz. Dorian Lluka vdiq në vend, kurse vellai i tij Bilbili vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetesore në spital në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY