Një shtëpi ka marrë flakë ndërkohë që brenda ka qenë vajza 17 vjecare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri i zi, të njësisë administrative Arras. Banesa i përket shtetasit G.T, dhe si pasojë e zjarrit banesa është djegur plotësisht, ndërsa vajza e të zotit të banesës, shtetasja O.T, rreth 17 vjeçe, sipas deklarimeve të komshinjëve në momentin që banesa ka marrë flakë është larguar e friksuar dhe është fshehur.
Prindërit e saj nuk ndodheshin në fshat, në momentin që ra zjarri. Sipas policisë zjarrfikësit me ndihmën e banorëve izoluan flakët, por shtëpia është djegur plotësisht dhe vajza 17 vjecare e familjes e cila sipas dëshmive ishte e trembur, është zhdukur.
Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin përreth zonës për gjetjen e 17 vjeçares e hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/