Obama refuzon ftesën e Erdogan për të inauguruar një xhami

Obama refuzon ftesën e Erdogan për të inauguruar një xhami

51
0
Shares

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka refuzuar një ofertë të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për të inauguruar një xhami të financuar nga Turqia në Meryland.
Sipas The Wall Street Journal, e cila citon zyrtar amerikanë, Obama gjithashtu nuk ka planifikuar një takim tek a tek me Erdoganin gjatë Samitit të Sigurisë Bërthamore që pritet të zhvillohet këtë javë në Uashington.
Kompleksi i madh i xhamisë i ndërtuar nga financime nga “Diyaneti” turk prej 100 milionë dollarësh, njihet si qendra turko-amerikane e kulturës fetare. Kompleksi do të hapet së shpejti në Lanham të Merylandit.
Mediat amerikane e cilësojnë mos pritjen e Erdogan me goditjet e vazhdueshme ndaj opozitarëve në Turqi dhe sulmet ndaj kurdëve.
Turqia ka sulmuar edhe grupin YPG në Siri, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e opozitës siriane, ndërsa Ankaraja e cilëson këtë grupim si të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
Grupi YPG, që kontrollon gjithë kufirin verior të Sirisë me Turqinë, lufton kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY