Prokuroria “kundër” policisë, nuk firmos fletarrest për Strazimirin

Prokuroria “kundër” policisë, nuk firmos fletarrest për Strazimirin

65
0
Shares

Prokurori i gatshëm Shpëtim Kurti, ka pasur sot një kërkesë verbale nga Policia për të firmosur urdhërarrest ndaj deputetit Gent Strazimiri me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Burime jozyrtare të Policisë kanë thënë se kanë kërkuar nga Prokuroria miratim në lidhje me procedimin penal ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Burimet e Prokurorisë thanë zyrtarisht se nuk e kanë një kërkesë të tillë nga ana e Policisë.
Në mënyrë jozyrtare Prokuroria sqaroi se rastet e flagrancës janë detyrim ligjor për t’u ndjekur nga ana e Policisë ndërsa referimet që mund të bëhen në organin e akuzës vlerësohen më pas sipas ligjit.
Në policinë e Tiranës gjatë ditës së sotme kanë qenë prokurorët Shpëtim Kurti nga prokuroria e Tiranës dhe drejtori i hetimit në prokurorinë e përgjithshme Adnan Xholi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY