AVIONI I RRËMBYER/ Lirohen pasagjerët, identifikohet autori

AVIONI I RRËMBYER/ Lirohen pasagjerët, identifikohet autori

60
0
Shares

Një avion me rreth 81 pasagjerë në bord është rrëmbyer. Mediat e huaja që raportojnë lajmin dhe theksojne se avioni është i linjës ajrore Egyptair. Ai ishte nisur nga Alexandria

Faqja zyrtare e kompanisë njofton se pas negociatave kanë nisyr të zbresin pasagjerët me përjashtim të ekuipazhit të kabinës dhe 5 personave të huaj. Mediat e huaja raportojnë se pengmarrësit kanë lejuar të zbresin nga avioni gratë dhe fëmijët.

Nderkohë është identifikuar personi që mori peng avionin egjiptian dhe e detyroi nën kërcënim të devijonte drejtimin dhe e uli në Qipro. Mediat e huaja raportojnë se ai është identifikuar si Ibrahim Samaha.

Burime zyrtare por që kanë preferuar të mbeten anonime thonë se ka dyshime se pengmarrësi nuk ka vepruar i vetëm. Kulla e kontrollit ne Larnaka mori lajmin se një avion kërkonte lejen të ulej rreth orës 7,30 me orën lokale, ndërkohë që avioni u ul në 7,50, sqaron policia qipriote. Reuters duke cituar Radion shtetërore të Qipros thotë se 80- 81 pasagjerë janë në bord me një person që mendohet se është i armatosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY