32 – vjeçarja realizon ëndrrën e saj në prag të vdekjes

32 – vjeçarja realizon ëndrrën e saj në prag të vdekjes

80
0
Shares


Një paciente e cila u diagnostikua me kancer, vendosi të realizonte dëshirën e saj të fundit, pasi i kishin mbetur edhe pak ditë jetë. Ajo u martua me të fejuarin e saj në shtratin e spitalit, por më pas ajo i ka habitur mjekët më shërimin e pabesueshëm të saj. Sereena Scott, 32 – vjeçe ishte shqetësuar kur i ishte shfaqur një gungë e madhe në stomak në madhësinë e një shalqiri dhe më pas ajo u diagnostikua me kancerin ovarian (kancer i vezoreve).

444

Gunga që i ishte shfaqur u zmadhua brenda natës duke e bërë të dukej si një grua shtatzënë, thanë mjekët. Ata paralajmëruan se kanceri i saj ishte agresiv dhe ajo u përkeqësua pasi i’u dëmtua njëra nga mushkëritë. E tmerruar pasi jeta e saj ishte vënë në pikëpyetje, ajo kishte frikë se martesa me të fejuarin e saj, 37 – vjeçarin , Robert, nuk do të ndodhte kurrë.

Ata ishin të fejuar që nga viti 2005, por nuk kishin realizuar ende martesën e ëndrrave të tyre. Ndërsa Scott po i nënshtrohej kimioterapive, personeli i spitalit ranë dakord që ta lejonin çiftin të bënin ceremoninë e martesës së tyre aty, vetëm pak ditë më vonë informon tv klan.

Duke kujtuar përvojën e saj të hidhur , ajo tha:
“ I pyeta mjekët nëse do të vdisja dhe askush nuk mund t’i përgjigjej kësaj pyetje. Unë nuk kisha nevojë që të ma thonin ata sepse mund ta ndieja trupin tim të dobët dhe e dija se fundi ishte afër, por gjithësesi shpresoja. E dija gjithashtu se isha tepër e re për të vdekur, por nuk mund të shprehja asgjë nga kjo sepse unë kam një pajisje tub në fytin tim, për të më ndihmuar të marr frymë.”


32-vjecarja-634x445

“Pas ceremonisë, gjithçka u përmirësua”, kujton Scott, “
kimioterapia po funksiononte dhe tumori në vezoret e mija po pakësohej.”

Dhe pasi u shërua nga pneumonia që shkaktoi dëmtimin e mushkësisë së saj, ajo ishte në gjendje t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr tumorin.

“Ndihem si personi më me fat pasi isha shumë pranë vdekjes.U ktheva më pas nga mjekët dhe i pyeta, pra unë nuk jam duke vdekur tani? Ishte vërtet e pabesueshme se si gjërat rrodhën kështu, ne sapo realizuam dasmën tonë në shtratin e vdekjes, por nuk ishte e thënë që të vdisja, pasi më ishte dhënë edhe një shans tjetër në jetë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY