FOTO/ Pengmarrja e avionit egjipitian nga profesori, në emër të dashurisë

FOTO/ Pengmarrja e avionit egjipitian nga profesori, në emër të dashurisë

84
0
Shares

Mediat kanë publikuar edhe foton e Ibrahim Samahës, personit që ka rrëmbyer avionin egjiptian në Kajro dhe që e detyroi atë të ulej në Qipro. Ibrahim Samaha, foto nga brenda avionit Samaha, një 56 vjeçar, për të cilin thuhet se është edhe profesor në Universitetin e Atlantës, në Xhorxhia të SHBA­ve, e rrëmbeu avionin duke kërcënuar se kishte një brez eksplozivi dhe se do e hidhte në erë.

imagehandler-1_copy_1

Ibrahim Samahës

Pasi i detyroi pilotët ta ulnin atë në Qipro, Samaha liroi të gjitha pengjet gra dhe fëmijë me shtetësi egjiptiane. Më pas, liroi edhe dy pengje të huaj dhe tanimë mban peng vetëm ekuipazhin. Të gjithë këtë veprim ai e ka kryer për një histori dashurie. Samaha kërkon që t’i dorëzohet një letër prej katër faqesh ish­-gruas së tij qipriote, e quajtur Marina. Autoritetet kanë marrë letrën dhe janë duke e përkthyer në gjuhën greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY