Celularët nuk duhet marrë asnjëherë në tualet

Celularët nuk duhet marrë asnjëherë në tualet

73
0
Shares

Të lexosh një gazetë në intimitetin e tualetit, në qetësi të plotë dhe privaci, duket tashmë se i përket shekullit të shkuar: sot personat që duan të lexojnë të rejat më të fundit në ‘smartphone”-n e tyre, e kanë kthyer këtë gjë në një zakon shumë të përhapur, por pak higjenik, siç nuk është e vështirë të imagjinohet.

Në veçanti, ajo që ka paralajmëruar rreziqet për t’u ndarë nga ‘smartphone’ edhe pikërisht në “ato momente”, ka qenë një studim i Charles Gerba, mikrobiolog në Universitetin e Arizonës në SHBA, i cili shpjegon: “Shërbimet higjienike janë plot mikrobe, baktere dhe agjentë patogjenë, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga feçe”.

Siç dihet, në veçanti, sendet që mbahen në tualet, si letrat higjienike apo rubinetat e ujit, janë të kontaminuara.

‘Smartphone’, kur përdoret në banjë, merr kontakt me lehtësi me sipërfaqet e kontaminuara dhe ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve kujtohen të lajnë duart para se të dalin, një gjë e tillë nuk ndodh me celularin dhe pikërisht këtu akumulohen baktere dhe agjentë patogjenë të rrezikshëm.

Studimet kanë treguar se përhapja e E.Coli-t, salmonelës, hepatitit A, por edhe sëmundje si gripi, mund të merren falë mungesës së higjienës në banjat publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY