Edi Rama presion nxënësve të ekselencës për tu antarsuar në bandën e...

Edi Rama presion nxënësve të ekselencës për tu antarsuar në bandën e PS-së

73
0
Shares

Nëpërmjet një deklarate për median Luciano Boci ka denoncuar faktin se Kryeministri Rama është duke ju bërë prison nxënësve që ti bashkohen Partisë Socialiste. Sipas Bocit Rama ju ka nisur këtyre nxënsve letra të cilas ai i konsideron shantazhuese dhe të paligjshme pasi nëpërmjet tyre u bëhet prison; “Me këto letra shantazhuese dhe të paligjshme, siç mund ti shihni në ekran, Edi Rama ushtron presion prej kaçaku ndaj Mateos në këtë rast, apo Artemisit në këtë rastin tjetër, duke ju kërkuar një PO të shpejtë, provë e delirit të rënduar në kokën e tij, prej sundimtari dhe satrapi oriental. Shumë gjimnazistë me rezultate të shkëlqyera kanë arritur deri këtu, me mund e me djersë, duke lexuar e studiuar” është shprehur deputeti i PD-së Luciano Boci.

edi letrs mnxenesit

Më tej Boci thotë se Edi Rama i konsideron shkollat publike, si organizata të partisë së tij dhe gjimnazistët si të rinj të paditur, duke ndërhyre brutalisht tek ta, me anë të letrave ku ju kërkon anëtarësim.

“Ata kanë projektet e tyre për të ardhmen dhe janë të lirë për të bërë zgjedhje, por Edi Rama ju ka dalë para, ju ka prerë rrugën si besëprerë që është dhe ju kërkon me pahir të bëhen pjesë e organizatës së tij. Ju kërkon nxënësve më të mire, të​ bashkohen me më të zinjtë e vendit. Ju kërkon të rreshtohen me Roshin e me Bushin, me Ndokën e me Peçin, me Ndonin e me Cubin, me Prengën e me Frrokun, me njerëz pra që si arritje kryesore shënojnë trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, vrasje, grabitje dhe dhunime. Ju kërkon më të mirëve të gjimnazeve shqiptare, të bashkohen me trafikantë, banditë e vrasës të dënuar, apo të ndjekur e në ndjekje penale. Ne i bëjmë thirrje të rinjve ta hedhin në koshin më të afërt të plehrave, këtë përqeshje dhe shantazh të Edi Rames” është shprehur Boci.

luc boci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY