DENONCIMI/ Policia rrëmben protestuesit e plagosur nga spitali, të arrestuar edhe minoren

DENONCIMI/ Policia rrëmben protestuesit e plagosur nga spitali, të arrestuar edhe minoren

55
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, ka qenë sot në ambientet e drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Prej andej, i shoqëruar nga familjarët e të arrestuarve, ai ka denoncuar rrëmbimin nga spitali të një të plagosuri si dhe arrestimin e minoreneve.
Duke bërë apel për drejtësi, Paloka ka kërkuar që para drejtësisë të shkojë Erion Veliaj dhe pushtetarët që abuzojnë me ligjin.
“Vazhdon të konsumohet një padrejtësi  madhe, sepse qytetarët e pafajshëm, në protestë për të drejtën e tyre, janë dhunuar dhe plasur në qelitë e policisë në kundërshtim me ligjin.
Familjarët e të ndaluarve bashkë me miqtë, presin që dje për të marrë përgjigje për të afërmit e tyre.
Ne jemi këtu për të kërkuar drejtësi për të arrestuarit.
Përballë ligjit duhet të ishin sot Erion Veliaj dhe pushtetarët që abuzojnë m ligjin.
Ndër të ndaluarit ka edhe minoren që mbahen aty dhunshëm, në kundërshtim me të drejtat njeriut.
Një i sëmurë u rrëmbye nga spitali, në kundërshtim me rekomandimet e mjekëve.
Kemi të bëjë me një shtet shtazor dhe antiqytetar. Ne do të vazhdojmë me këmbëngulje të kërkojmë vendosjen e drejtësisë”, u shpreh Paloka.

Deklarata e plotë e deputetit Edi Paloka


edi paloka tek drejtoria e policise“Jemi përpara Drejtorisë së Policisë ku vazhdon të konsumohet një padrejtësi e madhe sepse qytetarë të pafajshëm që dje protestonin në të drejtë të plotë të tyre, janë dhunuar jo vetëm dje nga policia në mënyrë të kundërligjshme, por pasi janë dhunuar janë marrë dhe janë plasur në qelitë e policisë, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të drejtës së tyre si qytetarë. Unë jam këtu bashkë me familjarët e të shoqëruarve në Drejtorinë e policisë të cilët që prej ditës së djeshme janë këtu bashkë me miq të të ndaluarve dhe presin të marrin një përgjigje jo nga kjo polici që dje e vërtetoi që është polici e krimit por nga drejtësia, ne jemi këtu për të kërkuar drejtësi për ata njerëz që ndodhen të mbyllur brenda padrejtësisht, dhe një herë e përsëris, në kundërshtim të plotë me ligjin. Përpara ligjit duhej të ishin Edi Rama, Erion Veliaj dhe të gjithë ata drejtues të policisë që urdhëruan dje dhunën që ushtruan ndaj qytetarëve, ndaj deputetëve.
Dua t’u bëj me dije se në qelitë e policisë ka edhe minorenë të cilët mbahen aty dhunshëm në kundërshtim me të gjitha të drejtat e njeriut. Ju mund të jeni në dijeni si gazetarë, që një i sëmurë, i cili u dërgua urgjentisht në spital dje, u rrëmbye nga policia me gjithë se nuk lejohej nga mjekët të lëvizte u rrëmbye nga policia dhe u soll në qelitë e  Drejtorisë së Policisë.
Pra, këtu kemi të bëjmë me një shtet shtazor, me një shtet antiqytetar, me një shtet që lufton kundër interesave të qytetarëve të tij. Prandaj deri në fund ne do të vazhdojmë këmbënguljen që të vendoset drejtësia, e përsëris, ata që janë brenda, qytetarët janë në të drejtë, jo vetëm të Zotit, janë në të drejtë të tyre, në të drejtë të ligjit.
Ata që i kanë futur brenda, janë ata që kanë shkelur ligjin, dhe duhet të përgjigjen para ligjit.
Janë këtu, ju thash, edhe familjarët të cilët mund të duan të thonë diçka sepse janë direkt të prekur nga dhuna policore dhe nga kjo padrejtësi e radhës e kësaj qeverie”.
   
.
edi paloka, prononcim policia tirane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY