Vrasja e Zyra Hidës në Amsterdam, policia e Elbasanit kërkon “Titin”

Vrasja e Zyra Hidës në Amsterdam, policia e Elbasanit kërkon “Titin”

56
0
Shares

Pas identifikimit të trupit të gruas së vrarë në Amsterdam në vitin 1997, policia e Elbasanit do të rihape çështjen.
Kush e trafikoi Zyra Hiden, kush ishte tutori i saj dhe kush janë vrasësit….?
Këto pyetje pritet të marrin përgjigje jo vetëm për hetuesit, por edhe për familjarët e viktimës, raporton TV “ABC News”.
Cili është “Titi” që kujdesej për Zyra Hidën, kur ajo bënte prostitutën në Romë dhe Holandë…?
Policia dhe Prokuroria e Elbasanit janë vëne në lëvizje për të zbardhur të vërtetën e trafikimit dhe të vrasjes së gruas nga Elbasani. Dosja e mbyllur ne 1997 do të hapet sërish pasi sipas burimeve policore, tashmë ekzistojnë prova filmike, shkresore dhe dëshmi që mund të ndihmojnë hetuesit të gjejnë autorët e ngjarjes.
Nga dëshmia e motrës se viktimës, Xhuljeta Hida, një person me pseudonimin “Titi” duket se është hallka kyçe për të zbardhur atë që ka ndodhur. Disa nga emrat janë përmendur nga familjarët, disa fakte i sollën gazetarët holandezë, foto dhe të dhëna shtesë duket se janë të mjaftueshme për të rinisur çështjen kryesisht.
Burime policore bënë me dije se do të merren në pyetje familjarët e së ndjerës për të sqaruar edhe njëherë rrethanat e largimit.
Me cilin iku, cili ishte personi që u “kujdes” në Romë…? Kush mund ta ketë trafikuar në Holandë etj…?
Prej 19 vitesh kjo ngjarje ishte harruar edhe për faktin se vetë familjarët kanë shpresuar se Zyra Hida mund të ishte gjallë. Ajo është vrarë në vitin 1997 në Amsterdam të Holandës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY