MIT’HAT HAVARI/ Edi Rama dhe një histori me studentët e Parisit kur...

MIT’HAT HAVARI/ Edi Rama dhe një histori me studentët e Parisit kur tentuan të priteshin disa pemë

51
0
Shares
mithat havari, vogel

Mit’hat Havari

Ndryshe nga Ben Blushi që thotë se…: “Unë nuk bëj publike biseda personale”, unë po bëj publike një bisedë miqësore që Edi Rama ka zhvilluar me mua vite më parë duke më treguar një ngjarje të ndodhur në Paris kur ai ndodhej atje për punët e veta.
Ja ngjarja…:
Në atë kohë vazhdoi Rama, bashkia e Parisit kishte vendosur të ndërtonte një muze në një territor ku gjendeshin disa pemë shumë vjeçare, por që të ndërtohej muzeu duheshin prere disa nga ato pemë. Bashkia paraqiti projektin në publik në mënyrë transparente në detaje, ku thuhej se, do priteshin dhe disa pemë. Kaq u desh dhe një grup studentësh të një universiteti atje shkuan e u lidhën me litar me njëri tjetrin rreth pemëve që do priteshin. Kuptohet, media, opinioni publik, bëri punën e vet, u deshën vetëm tre ditë që studentët u ngujuan aty dhe bashkia me njëherë u tërhoq nga projekti. Nuk kishte qenë e nevojshme të dërgoheshin as polici bashkiake, e as forca speciale, ishte i mjaftueshëm reagimi studentor dhe sensibilizimi i opinionit qytetar.
Tani situata në Tiranë…
Edi Rama kryeministër dhe kryetar bashkie “de facto”, duke qenë i mirinformuar se ç’ndodhi me rastin e Parisit, vetë nuk ka ndjeshmëri ndaj shoqërisë civile që ka gati një muaj që proteston dhe është ngujuar te “Parku i Liqenit”, duke kaluar dhe natën në të ftohët atje, duke përballuar dhe dhunën verbale e shtetërore mbi ta, vetëm për të mos u hedhur beton në mes të pyllit të virgjër. Nuk ka rëndësi destinacioni…
Tani, ku qëndron ndryshimi midis studentëve të Parisit dhe shoqërisë civile në Tiranë, bashkisë së Parisit dhe kryeministrit shqiptar së bashku me bashkinë e Tiranës…?!
Nuk do as mënd as kalem për të përcaktuar ndryshimin. Vetëm një idiot nuk do ishte në gjendje të bënte arsyetimin logjik për të dy rastet identike të shprehura më sipër. Studentët francezë nuk ishin më të kulturuar e të qytetëruar, e me të drejta në kërkesat e tyre, se shoqëria civile e Tiranës. Ndryshimi esencial qëndron midis bashkisë së Parisit dhe bashkisë së Tiranës. Ndërsa të parët respektuan zërin e studenteve duke u tërhequr nga projekt , të dytët jo vetëm nuk po tërhiqen, por po ushtrojnë dhunë verbale e fizike me forca të policisë bashkiake dhe ato të rendit ndaj këtij grupimi prej më shumë se një muaj , vetëm për të çuar deri në fund fudullëkun dhe megalomaninë e tyre prej të fortit të pushtetit…!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY